Disfatë e forcave sioniste në Xhenin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i136994-disfatë_e_forcave_sioniste_në_xhenin
Forcat ushtarake të regjimit sionist sot në mëngjes kanë sulmuar kampin e refugjatëve palestinez në Xhenin në veri të Bregut Perëndimor dhe kanë tentuar të arrestojnë një luftëtarë të rezistencës palestineze, mirëpo janë përballur me zjarrin e ashpër të forcave të rezistencës palestineze dhe janë detyruar të tërhiqen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 24, 2022 11:36 Europe/Tirane
  • Disfatë e forcave sioniste në Xhenin

Forcat ushtarake të regjimit sionist sot në mëngjes kanë sulmuar kampin e refugjatëve palestinez në Xhenin në veri të Bregut Perëndimor dhe kanë tentuar të arrestojnë një luftëtarë të rezistencës palestineze, mirëpo janë përballur me zjarrin e ashpër të forcave të rezistencës palestineze dhe janë detyruar të tërhiqen.

Agjencia e lajmeve Shahab News njoftoi se gjatë këtij sulmi të gjerë të sionistëve, forcat e rezistencës së Palestinës kanë hapur zjarr në drejtim të patrullave dhe forcave ushtarake të regjimit sionist dhe janë zhvilluar luftime të ashpra mes të dy palëve.

Sipas këtij burimi, forcat sionist gjatë këtij sulmi kanë tentuar të arrestojnë Maher Turkeman, një luftëtar palestinez në kampin e Xheninit, por pas kundërpërgjigjes së ashpër me zjarr nga forcat e rezistencës, forcat sioniste kanë pësuar disfatë në operacionin e tyre dhe janë detyruar të tërhiqen.

Nga ana tjetër, brigada "Dëshmorët e Al-Aksa" degë ushtarake e lëvizjes FATAH, sot ka nojoftuar për sulme të armatosura të forcave të rezistencës kundër kolonëve sionistë në rajonin Shakid në perëndim të qytetit Xhenin.

Burimet palestineze të informimit gjithashtu kanë raportuar se forcat e policisë së regjimit sionist i kanë dëbuar pesë banorë të Kodsit nga Xhamia Al-Aksa dhe nga lagjja e vjetër e Kodsit të pushtuar.