Sulm me raketa në bazën ushtarake amerikane në verilindje të Sirisë
Baza e forcave amerikane e vendosur në fushën e naftës në verilindje të Sirisë mbrëmjen e së premtes u godit nga një raketë.
Baza e fushës së naftës Al-Omar, e cila është baza më e madhe ushtarake e forcave amerikane në lindje të Deir Ezzor, ishte objektiv i një sulmi të panjohur, gjatë të cilit u dëgjuan disa shpërthime rreth bazës dhe zonës së gjelbër brenda fushës së naftës Al-Omar. Pas këtyre shpërthimeve të dhunshme, avionët amerikanë dhe dronët e tyre fluturuan gjerësisht në qiejt e qyteteve dhe fshatrave përreth fushës së naftës Al-Omar. Deri më tani nuk është bërë e ditur sasia e dëmeve dhe lëndimeve të mundshme mes ushtarëve amerikanë. Edhe më 23 nëntor, fusha e naftës Omar u vu në shënjestër të raketave dhe sulmeve me predha.