Sulm me raketa në bazën ushtarake amerikane në verilindje të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i137332-sulm_me_raketa_në_bazën_ushtarake_amerikane_në_verilindje_të_sirisë
Baza e forcave amerikane e vendosur në fushën e naftës në verilindje të Sirisë mbrëmjen e së premtes u godit nga një raketë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 31, 2022 05:44 Europe/Tirane
  • Sulm me raketa në bazën ushtarake amerikane në verilindje të Sirisë

Baza e forcave amerikane e vendosur në fushën e naftës në verilindje të Sirisë mbrëmjen e së premtes u godit nga një raketë.

Baza e fushës së naftës Al-Omar, e cila është baza më e madhe ushtarake e forcave amerikane në lindje të Deir Ezzor, ishte objektiv i një sulmi të panjohur, gjatë të cilit u dëgjuan disa shpërthime rreth bazës dhe zonës së gjelbër brenda fushës së naftës Al-Omar. Pas këtyre shpërthimeve të dhunshme, avionët amerikanë dhe dronët e tyre fluturuan gjerësisht në qiejt e qyteteve dhe fshatrave përreth fushës së naftës Al-Omar. Deri më tani nuk është bërë e ditur sasia e dëmeve dhe lëndimeve të mundshme mes ushtarëve amerikanë. Edhe më 23 nëntor, fusha e naftës Omar u vu në shënjestër të raketave dhe sulmeve me predha.