Amir Abdullahian theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Iranit për qeverinë libaneze
Ministri i Jashtëm i Iranit, pas mbërritjes së tij në Liban në një konferencë për shtyp, tha: Republika Islamike e Iranit vazhdon të mbështesë fuqishëm popullin, qeverinë dhe rezistencën në Liban.
Sipas IRNA, Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir Abdullahian në një konferencë për shtyp pas mbërritjes së tij në Liban tha: Kjo vizitë realizohet me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Libanit me synim konsultime dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë konsultime në lidhje me zhvillimet e fundit në Palestinë. Më tej Amir Abdullahian tha: Nuk kemi dyshim se rrymat e ndryshme politike në Liban do të mund të emërojnë presidentin e tyre me kompetencë dhe pa asnjë ndërhyrje të huaj. Ai ftoi të gjitha rrymat politike libaneze që të marrin rrugën e dialogut dhe marrëveshjes drejt zgjedhjes së presidentit dhe përfundimit të procesit politik.