Konflikti mes palestinezëve dhe pushtuesve në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor
Një numër palestinezësh pësuan probleme me frymëmarrjen gjatë përleshjeve me forcat pushtuese të regjimit sionist në zonën Khizr në jug të Bejt Lahm në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.
Për të arritur qëllimet e tyre të zgjerimit të pushtimit, forcat ushtarake sioniste sulmojnë çdo ditë zona të ndryshme të Palestinës dhe vrasin, plagosin ose arrestojnë dhe burgosin palestinezët.
Kanali televiziv Al-Mayadeen të premten njoftoi se zona të ndryshme të Kudsit dhe Bregut Perëndimor ishin arenë e përleshjeve midis palestinezëve dhe forcave pushtuese sioniste, gjatë të cilave u plagosën një numër palestinezësh.
Një numër palestinezësh pësuan probleme me frymëmarrjen gjatë përleshjes me forcat pushtuese të regjimit sionist në zonën Khizr në jug të Bejt Lahm në Bregun Perëndimor për shkak të përdorimit të gazit lotsjellës nga pushtuesit sionist.
Nga ana tjetër, postblloku i forcave sioniste në Kalandija në veri të Kudsit të pushtuar është sulmuar edhe me një mjet shpërthyes të improvizuar.
Forcat pushtuese sulmuan edhe kampin Shuafat në Kudsin e pushtuar nga ana e postbllokut ushtarak dhe një numër tjetër i forcave pushtuese u vendosën në disa lagje në pjesën e vjetër të Kudsit të pushtuar dhe të rinjtë palestinezë u përleshën me forcat sioniste.
Të drejtat e popullit të pambrojtur palestinez janë shtypur nën çizmet e regjimit pushtues sionist për më shumë se shtatëdhjetë vjet. Gjatë kësaj kohe, regjimi pushtues sionist ka kryer krimet më brutale kundër palestinezëve.