Sionistët sulmojnë palestinezët në Xhenin dhe Bejt Lahm
Forcat ushtarake të regjimit sionist qëlluan dhe plagosën disa palestinezë në një sulm të dhunshëm në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.
Sipas raportimeve të mediave palestineze, një i ri palestinez u qëllua dhe u plagos në sulmin e hershëm në mëngjes të ushtrisë sioniste ndaj kampit al-Dahisheh në jug të qytetit Bejt Lahm dhe gjendje e këtij të riu palestinez është raportuar të jetë kritike.
Sipas këtij raporti, një numër i madh i forcave ushtarake të regjimit sionist sulmuan qytezën Kabatija në jug të Xheninit dhe u përleshën me luftëtarët e rezistencës palestineze.
Burimet lokale njoftuan gjithashtu se ushtarët sionistë ndoqën një makinë në qytetin Kabatije dhe hapen zjarr në drejtim të saj.
Sipas këtyre burimeve, dy palestinezë janë plagosur në sulmin e hershëm të mëngjesit të forcave pushtuese sioniste në qytezën Kabatija në qytetin Xhenin.
Burime vendase raportuan edhe për arrestimin e 4 të rinjve palestinezë nga forcat ushtarake sioniste.
Në një tjetër lajm, Ministria për Çështje të të Burgosurve të Palestinë me anë të një deklarate, njoftoi se 8 palestinezë janë arrestuar gjatë sulmeve dhe bastisjeve të forcave ushtarake të regjimit sionist në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor të lumit Jordan mëngjesin e sotëm.
Sipas këtij raporti, forcat pushtuese sioniste shkatërruan rreth 15 dyqane që i përkisnin palestinezëve pasi sulmuan qytezën Hazma në Kodsin e pushtuar.
Prishja e shtëpive dhe dyqaneve palestineze ndodh çdo ditë nga forcat ushtarake sioniste me qëllim që sionistët të konfiskojnë dhe uzurpojnë më shumë toka palestinez për ndërtim dhe më shumë palestinezë të shpërngulen nga tokat e tyre.