Sanksionet farmaceutike dhe mjekësore amerikane kundër Sirisë
Amerika ka vendosur shumë sanksione ndaj Sirisë dhe sanksionet më të fundit në këtë drejtim janë sanksionet që synojnë sektorin e mjekësisë dhe shëndetësisë.
Për shkak të sanksioneve të SHBA-së, Siria nuk mund të blejë pajisje mjekësore, për këtë arsye shumë spitale në këtë vend po përballen me probleme. Duke dënuar sanksionet amerikane, Damasku i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë veprime praktike kundër veprimeve armiqësore të Uashingtonit. Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë hodhi poshtë pretendimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përjashtimin e disa pjesëve të sanksioneve si masë humanitare. Si pasojë e sanksioneve të paprecedentë të SHBA-së, pothuajse e gjithë ndihma e OKB-së për Sirinë është ndërprerë dhe ky vend tani po përballet me probleme në importimin e barnave kundër kancerit. Presionet amerikane në sektorin farmaceutik, të shërbimeve mjekësore janë të paprecedentë ndaj Sirisë. Amerikanët duan të shkatërrojnë çdo shpresë dhe moral të qytetarëve sirianë. Sanksionet e SHBA-së ndaj sektorit mjekësor sirian u reflektuan shpejt në çmimin e ilaçeve. Disa ilaçe u rralluan në treg. Ky veprim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është në fakt persekutim i kombit sirian dhe kjo është sjellja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj kombeve të pavarura.