Mbrojtja kundërajrore e brigadave "Kasam" i kundërpërgjigjet avionëve luftarakë sionistë
Sistemi i mbrojtjes kundërajrore i brigadave "Kasam" iu kundërpërgjigj sulmeve të avionëve luftarakë të regjimit sionist.
Avionët luftarakë të regjimit sionist kanë sulmuar me 5 raketa këtë të enjte një nga pozicionet e rezistencës në kampin "Maghazi" që ndodhet në qendër të Rripit të Gazës të Palestinës.
Avionët luftarakë sionistë kanë vënë në shënjestër pozicionin e “Brigadës së 13-të” me një sulm raketor, i cili ka shkaktuar dëme në vendndodhjen e objektivit.
Kanali televiziv al-Masirah njoftoi se brigadat "Kasam" njoftuan në një deklaratë të enjten se njësia e mbrojtëse kundërajrore të forcave të rezistencës palestineze me raketa tokë-ajër, i është kundërpërgjigjur avionëve luftarakë të regjimit sionist.
Gjatë këtyre ditëve situata në territoret e pushtuara, veçanërisht në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë, është shumë e veçantë dhe luftëtarët palestinezë i përgjigjen me çdo mjet krimeve të panumërta të sionistëve dhe kjo ka krijuar kushte të veçanta për sionistët pushtues.