Një brigadë e re e rezistencës palestineze fillon veprimtarinë në Ariha
Formimi i brigadës “Akaba Xhabr”, e cila është një brigadë e re e rezistencës palestineze, i dha një goditje tjetër sigurie shërbimeve të inteligjencës izraelite.
Kanali informativ Al-Alam të dielën njoftoi se brigada e kampit "Akaba Xhabr" në qytetin e Ariha që ndodhet në Bregun Perëndimor të lumit Jordan të Palestinës, e cila është një nga grupet e armatosura të lidhura me brigadat "Izudin al-Kasam" të degës ushtarake të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), njoftoi se kjo brigadë ka filluar operacionet e rezistencës dhe forcat e saj i detyruan ushtarët sionistë të tërhiqen nga ky kamp qysh në betejën e parë.
Brigada "Akaba Xhabr" deklaroi se forcat ushtarake sioniste kishin ardhur në këtë zonë me qëllim të arrestimit të autorëve të sulmit të armatosur në një restorant izraelit javën e kaluar, por edhe ato dështuan në këtë qëllim dhe nuk mundën të arrestonin autorët e këtij operacioni.
Nga ana tjetër, pamjet e publikuara të përleshjeve heroike të forcave të kësaj brigade të re tregojnë se autoritetet e regjimit pushtues sionist dhe analistët ushtarakë izraelitë janë të tmerruar nga kjo dhe kanë paralajmëruar zgjerimin e shtrirjes së rezistencës.
Duhet theksuar se formimi i brigadës "Akaba Xhabr" i ka dhënë një goditje sigurie shërbimeve të inteligjencës izraelite, sepse shërbimet inteligjente sioniste kishin premtuar jo shumë kohë më parë se do të shkatërronin brigadën Arin al-Asvad në Nablus dhe brigadën e kampit Xhenin, por ato dështuan edhe në këtë drejtim.