23 raketa u hodhën nga Gaza në territoret e pushtuara
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i139636-23_raketa_u_hodhën_nga_gaza_në_territoret_e_pushtuara
Në dy javët e fundit janë hedhur rreth 23 raketa nga Rripi i Gazës drejt territoreve të pushtuara palestineze.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 12, 2023 13:37 Europe/Tirane
  • 23 raketa u hodhën nga Gaza në territoret e pushtuara

Në dy javët e fundit janë hedhur rreth 23 raketa nga Rripi i Gazës drejt territoreve të pushtuara palestineze.

Pas sulmeve të vazhdueshme të regjimit sionist në territoret palestineze, grupet e rezistencës palestineze kanë theksuar se rezistenca do t'i kundërpërgjigjet drejtpërdrejt sulmeve të regjimit sionist dhe nuk do të hezitojë të kundërpërgjigjet.

Sipas njoftimit të agjencisë palestineze të lajmeve “Sama”, sirenat e alarmit janë dëgjuar në kolonitë sioniste pranë Rripit të Gazës (në jug të Palestinës së pushtuar).

Edhe gazeta sioniste “Yedioth Ahronoth” njoftoi se në kolonitë sioniste Nahel Ouz pranë Rripit të Gazës janë ngritur sirenat e alarmit dhe u publikua lajmi për goditjen e një rakete në këtë zonë.

Disa media të regjimit sionist kanë deklaruar se arsyeja e ngritjes së sirenave të alarmit në kolonitë sioniste afër me Rripin e Gazës, ishte gjuajtja e një rakete nga Rripi i Gazës.