Martirizimi i një palestinezi të pushkatuar nga ushtarët sionistë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i139732-martirizimi_i_një_palestinezi_të_pushkatuar_nga_ushtarët_sionistë
Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi për vrasjen e një palestinezi nga forcat ushtarake të regjimit sionistë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 14, 2023 13:19 Europe/Tirane
  • Martirizimi i një palestinezi të pushkatuar nga ushtarët sionistë

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi për vrasjen e një palestinezi nga forcat ushtarake të regjimit sionistë.

Forcat ushtarake të regjimit sionist po vazhdojnë sulmet e dhunshme kundër qytetarëve palestinezë në territoret e pushtuara palestineze dhe ata çdo ditë sulmojnë zona të ndryshme të Palestinës për të arritur qëllimet e tyre pushtimit të tokave palestineze dhe për dëbimin sa më shumë të popullatës palestineze nga tokat e veta duke vrarë, plagosur dhe arrestuar palestinezët.

Kanali televiziv Al-Mayadeen njoftoi se Ministria e Shëndetësisë së Palestinës njoftoi të martën se 17-vjeçari palestinez Mahmud Maxhed Muhamed Al-Ajidi, i cili u qëllua nga forcat pushtuese sioniste në kampin al-Fara'a, në veri të Bregut Perëndimor, ka vdekur për shkak të plagëve të rënda.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi se që nga fillimi i vitit 2023, ushtarët dhe kolonët sionistë kanë vrarë më shumë se 45 palestinezë.