Kreu i Shabak: Numri i operacioneve të rezistencës palestineze është astronomik
Kreu i shërbimit të sigurisë së brendshme të regjimit sionist pranoi se ky shërbim po përballet me një sasi të paimagjinueshme dhe astronomike të operacioneve të rezistencës palestinez në Bregun Perëndimor të lumit Jordan dhe në territoret e pushtuara të Palestinës.
Muajt e fundit janë intensifikuar sulmet e forcave ushtarake të regjimit sionist në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor, veçanërisht në Xhenin dhe Nablus, ku gjatë këtyre sulmeve dhjetëra palestinezë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur.
Palestinezët gjithashtu kanë shtuar operacionet e rezistencës kundër forcave ushtarake sioniste në përgjigje të krimeve të sionistëve.
Sipas raportit të faqes informative "Palestine Al-Jeum", Ronin Bar, kreu i shërbimit të brendshëm të sigurisë së regjimit sionist, i njohur si Shabak, pranoi numrin e aksioneve të rezistencës palestineze në Bregun Perëndimor të lumit Jordan dhe në territoret e pushtuara palestineze dhe numri i përpjekjeve për të kryer sulme të rezistencës që Shabak, në veçanti, dhe shërbimi i sigurisë së regjimit sionist në përgjithësi, përballët me ato dhe mundohet t'i neutralizojë ato, është astronomik.
Shabak dhe ushtria pushtuese e regjimit sionist arrestojnë më shumë se 3000 palestinezë çdo vit.
Në këtë raport thuhet se në një takim të mbyllur me krerët e shërbimeve të sigurisë së regjimit sionist, kreu i Shabak shqyrtoi zhvillimet më të fundit të sigurisë të regjimit pushtues dhe frikën e regjimit për përshkallëzimin e tensioneve dhe neutralizimin e qindra sulmeve në shkallë të gjerë, përfshirë eksplozivët, sulmet e armatosur dhe rrëmbime.
Sipas këtij raporti, Shabak dhe ushtria pushtuese arrestojnë më shumë se 3000 palestinezë çdo vit.
Këto deklarata të kreut të Shabak janë bërë në kohën kur analisti ushtarak dhe korrespondenti i gazetës "Maariv" në një raport ka shkruar se tensioni dhe konflikti i ri mes ushtrisë së regjimit sionist dhe grupeve të rezistencës palestineze në Gaza praktikisht ka filluar pas sulmeve me raketa drejt kolonive sioniste të enjten e kaluar.