Tel Aviv: Arrestohen 21 protestues kundër politikave të Netanjahut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i140332-tel_aviv_arrestohen_21_protestues_kundër_politikave_të_netanjahut
Policia e regjimit sionist arrestoi 21 persona që protestonin kundër politikave të kryeministrit të këtij regjimi në Tel Aviv.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 26, 2023 04:38 Europe/Tirane
  • Tel Aviv: Arrestohen 21 protestues kundër politikave të Netanjahut

Policia e regjimit sionist arrestoi 21 persona që protestonin kundër politikave të kryeministrit të këtij regjimi në Tel Aviv.

Kanë kaluar dy muaj që kur Beniamin Netanjahu rifitoi pushtetin në territoret e pushtuara dhe gjatë kësaj periudhe, kabineti i tij ekstrem është përballur me protesta të gjera popullore. Sipas faqes së gazetës “Jerusalem Post”, policia izraelite përmes një njoftimi bëri të ditur se gjatë demonstratës së dhjetëra mijëra njerëzve kundër politikave të kabinetit të kryeministrit Beniamin Netanjahu në Tel Aviv, ka arrestuar 21 persona. Në këtë njoftim, policia izraelite pretendoi se janë rihapur të gjitha rrugët në Tel Aviv, të cilat u bllokuan për orë të tëra gjatë protestave masive kundër projektligjit të reformës në drejtësi të Netanjahut. Mbrëmjen e së shtunës rreth 160,000 banorë të territoreve të pushtuara për të tetën javë radhazi mbajtën demonstrata masive kundër politikave të kabinetit të Netanjahut, përfshirë ato për reformat në drejtësi. Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, e mbron këtë plan, duke pretenduar se qëllimi i tij është rivendosja e ekuilibrit midis tre fuqive. Por kundërshtarët e kabinetit të Netanjahut planin e "reformave në drejtësi" e konsiderojnë si një "grusht gjyqësor" dhe besojnë se qëllimi kryesor i reformave të propozuara nga koalicioni qeverisës është "shfajësimi i Netanjahut nga akuzat për korrupsion në tre rastet që janë ngritur kundër atë."