Miratohet ligji për ekzekutimin e autorëve të operacioneve martirizuese palestineze
Kryeministri i regjimit sionist njoftoi se Komisioni Ministror për Çështjet Legjislative vendosi të miratojë ligjin për ekzekutimin e autorëve të operacioneve martirizuese palestineze, i cili bazohet në një marrëveshje të mëparshme me Itamar Ben Gvir, ministri i Sigurisë së Brendshme të Izraelit.
Benjamin Netanyahu pohoi: Ne do të vazhdojmë aktivitetet tona të sigurisë me të gjitha mënyrat, operacionale dhe legjislative për të arrestuar "terroristët" dhe për të ruajtur sigurinë e Izraelit. Gjithashtu, Komisioni Ministror për Çështjet Legjislative i regjimit sionist ra dakord me projektligjin për ekzekutimin e të burgosurve palestinezë. Benjamin Netanyahu dhe Ben Gvir në një deklaratë të përbashkët theksuan: Sipas këtij ligji, gjykata mund të shqiptojë dënim me vdekje për ata që kryejnë vrasje kundër izraelitëve. Në bazë të këtij raporti, ky projektligj është menduar të shqyrtohet në kabinetin politik dhe të sigurisë të regjimit sionist.