Rezistenca palestineze kryen operacione në Xhenin
Burimet palestineze kanë njoftuar për kryerjen e operacioneve të reja të armatosura nga luftëtarët e rezistencës së Palestinës në koloninë sioniste Shakid në perëndim të qytetit Xhenin.
Agjencia e lajmeve Palestine Al-Jeum njoftoi se luftëtarët e rezistencës së Palestinës të martën në mbrëmje kanë kryer sulme të gjera të armatosura kundër kolonisë sioniste Shakid.
Nga ana tjetër, forcat ushtarake të regjimit sionist më parë kanë sulmuar qytezën Havare në jug të Nablosit dhe kanë arrestuar 8 palestinezë me akuzë të përballjes me kolonët sionistë pushtues.
Kolonët sionistë kriminelë gjatë ditëve të fundit disa herë kanë kryer sulme barbare kundër qytezës Havare dhe gjatë tyre është vrarë një palestinez dhe janë plagosur me dhjetëra të tjerë.