Sulm raketor kundër një baze ushtarake të Amerikës në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i141104-sulm_raketor_kundër_një_baze_ushtarake_të_amerikës_në_siri
Komanda Qendrore e Amerikës "CENTCOM" ka njoftuar për sulm raketor kundër një baze ushtarake të paligjshme të Amerikës në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 14, 2023 13:35 Europe/Tirane
  • Sulm raketor kundër një baze ushtarake të Amerikës në Siri

Komanda Qendrore e Amerikës "CENTCOM" ka njoftuar për sulm raketor kundër një baze ushtarake të paligjshme të Amerikës në Siri.

Ushtria e Amerikës dhe forcat e huaja aleate të saj të ashtuquajtur koalicioni kundër ISIS, kanë ngritur 28 baza ushtarake të deklaruar dhe të paligjshme në tre provinca të Sirisë duke përfshirë 17 baza në provincën Al-Hasake, 9 baza në provincën Dejrul-Zur dhe 2 baza në provincën Homs.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Komanda Qendrore e Amerikës "CENTCOM" ditën e martë në një deklaratë për media, ka deklaruar se një bazë ushtarake amerikane me emrin "Al-Karrjetul-Khadra në verilindje të Sirisë, është sulmuar me raketa.

Komanda Qendrore e Amerikës "CENTCOM" ka theksuar: "Asnjë ushtar amerikan dhe asnjë trup i koalicionit ndërkombëtar nuk është vrarë nga ky sulm raketor dhe as nuk është shkaktuar kurrfarë dëmi në infrastrukturën dhe pajisjet e koalicionit.

Forcat ushtarake të Amerikës dhe elementët terrorist të mbështetur nga Uashingtoni për shumë kohë në mënyrë të paligjshme janë vendosur në veri dhe lindje të Sirisë dhe përveç plaçkitjes së burimeve të naftës dhe drithërave të këtij vendi, po kryejnë sulme dhe veprime edhe kundër popullatës dhe forcave siriane në këtë rajon.