Operacioni i ri i rezistencës në Nablus/ Plagosen 2 sionistë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i141596-operacioni_i_ri_i_rezistencës_në_nablus_plagosen_2_sionistë
Mediat izraelite bënë të ditur se ushtarët e këtij regjimi u qëlluan nga persona të armatosur në jug të qytetit të Nablusit dhe nga të shtënat u plagosën të paktën 2 ushtarë sionistë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 26, 2023 08:12 Europe/Tirane
  • Operacioni i ri i rezistencës në Nablus/ Plagosen 2 sionistë

Mediat izraelite bënë të ditur se ushtarët e këtij regjimi u qëlluan nga persona të armatosur në jug të qytetit të Nablusit dhe nga të shtënat u plagosën të paktën 2 ushtarë sionistë.

Kanali Al-Jazeera, duke cituar Kanalin 12 të regjimit sionist, njoftoi se persona të armatosur qëlluan nga brenda një makine drejt forcave të ushtrisë izraelite në qytetin Havara në jug të Nablusit. Mësohet se deri më tani janë plagosur të paktën 2 ushtarë të ushtrisë sioniste, ndërsa gjendja e njërit prej tyre raportohet të jetë e rëndë. Radio e Ushtrisë Sioniste njoftoi se autorët e të shtënave u larguan nga vendi i ngjarjes. Mësohet se ushtria ka nisur një operacion kërkimi për gjetjen e autorëve të këtij operacioni dhe forcat ushtarake bllokuan disa hyrje në qytetin Nablus dhe vendbanimin Havara. Disa media izraelite thonë se në këtë operacion rezistence janë plagosur të paktën 3 ushtarë sionistë. Hazem Qassem, zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), në përgjigje të operacionit të rezistencës në qytetin Havara, theksoi se ky operacion tregon dobësinë e sistemit ushtarak dhe të sigurisë së ushtrisë së regjimit sionist, kundrejt vullnetit të të rinjve për të rezistuar. Hazem Qassem deklaroi se "rezistenca në Bregun Perëndimor mund të befasojë çdo herë pushtuesit" dhe shtoi: "Okupatorët nuk mund të jenë të sigurt kur ata terrorizojnë dhe sulmojnë vendet e shenjta dhe vazhdojnë pushtimin e tyre".