Forcat e rezistencës së Palestinës kryejnë 27 operacione kundër sionistëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i141664-forcat_e_rezistencës_së_palestinës_kryejnë_27_operacione_kundër_sionistëve
Qendra e Statistikave dhe të Dhënave të Palestinës ka deklaruar se forcat e rezistencës së Palestinës gjatë 24 orëve të kaluara, kanë kryer 27 operacione të rezistencës kundër sionistëve të Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 27, 2023 13:22 Europe/Tirane
  • Forcat e rezistencës së Palestinës kryejnë 27 operacione kundër sionistëve

Qendra e Statistikave dhe të Dhënave të Palestinës ka deklaruar se forcat e rezistencës së Palestinës gjatë 24 orëve të kaluara, kanë kryer 27 operacione të rezistencës kundër sionistëve të Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.

Agjencia e lajmeve Shahab njoftoi se Qendra për Statistika dhe të Dhëna e Palestinës ka njoftuar për kryerjen e 27 operacioneve të forcave të rezistencës së Palestinës gjatë 24 orëve të kaluara kundër sionistëve dhe ka shtuar: "Forcat e rezistencës së Palestinës me anë të sulmeve të armatosura dhe hedhjes së pakove eksploduese në drejtim të forcave ushtarake të regjimit sionist, janë përleshur me forcat sioniste në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan dhe në Kudsin e pushtuar".

Sipas këtij burimi, operacionet e forcave të rezistencës së Palestinës janë kryer në Kudsin e pushtuar, Kalkilija, Xhenin, Al-Khalil, Ramallah, Nablos, Bejt Lahm dhe Tul Karem dhe forcat e rezistencës i janë kundërpërgjigjur sulmeve të sionistëve.  

Kjo qendër palestineze më parë kishte raportuar se në muajin e kaluar forcat e rezistencës së Palestinës kanë kryer 177 operacione kundër sionistëve në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin e pushtuar ku si pasojë janë vrarë tetë sionistë dhe janë plagosur 43 ushtarë dhe kolonë sionistë.