Regjimi sionist shkatërron 953 shtëpi dhe shpërngul 28 mijë njerëz
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i141736-regjimi_sionist_shkatërron_953_shtëpi_dhe_shpërngul_28_mijë_njerëz
Zyra përfaqësuese e BE-së në Palestinën e pushtuar njoftoi se gjatë vitit të kaluar (2022), liderët e regjimit sionist shkatërruan 953 shtëpi palestineze në Bregun Perëndimor.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 29, 2023 12:42 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist shkatërron 953 shtëpi dhe shpërngul 28 mijë njerëz

Zyra përfaqësuese e BE-së në Palestinën e pushtuar njoftoi se gjatë vitit të kaluar (2022), liderët e regjimit sionist shkatërruan 953 shtëpi palestineze në Bregun Perëndimor.

Autoritetet sioniste po përpiqen të shpronësojnë dhe uzurpojnë sa më shumë që të jetë e mundur shtëpi të qytetarëve palestinezë dhe të krishterë të Kodsit në mënyrë që të judaizojnë më tej qytetin e pushtuar të Kudsit dhe të shkatërrojnë identitetin e tij islamik dhe të krishterë. Sipas faqes së lajmeve Al Jazeera të mërkurën, zyra përfaqësuese e Bashkimit Evropian në Palestinën e pushtuar njoftoi duke publikuar statistika të rëndësishme; Gjatë vitit të kaluar (2022), liderët e regjimit sionist shkatërruan 953 shtëpi palestineze dhe detyruan 28.446 palestinezë të largohen nga Kodsi i pushtuar.  Sipas këtyre statistikave, sasia e ndërtesave të shkatërruara nga pronarët e tyre në Kodsin Lindor me urdhër të autoriteteve izraelite, është rritur nga 34% në 2021 në 51% në 2022. Në këtë deklaratë thuhet; Shkatërrimi i shtëpive palestineze të banimit në fshatin Al-Wolja në perëndim të Betlehemit dhe zonës Yata që ndodhet në jug të Hebronit ka shkaktuar shqetësime në vendet e Bashkimit Evropian. Bashkimi Evropian gjithashtu ka theksuar; Dhuna e kolonëve sionistë kundër palestinezëve vitin e kaluar gjithashtu u rrit dhe arriti në 849 raste. Kjo deklaratë publikohet ndërkohë që regjimi sionist ka urdhëruar shembjen e disa shtëpive palestineze me pretekstin e “ndërtimit të paautorizuar”.