Mbrojtja ajrore siriane kundër objektivave armiqësore në Homs
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i141896-mbrojtja_ajrore_siriane_kundër_objektivave_armiqësore_në_homs
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së këtij vendi, të paktën 5 ushtarë sirianë u plagosën si pasojë e sulmit të avionëve luftarakë izraelitë ndaj objektivave në perëndim të Sirisë.  
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 02, 2023 04:45 Europe/Tirane
  • Mbrojtja ajrore siriane kundër objektivave armiqësore në Homs

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së këtij vendi, të paktën 5 ushtarë sirianë u plagosën si pasojë e sulmit të avionëve luftarakë izraelitë ndaj objektivave në perëndim të Sirisë.  

Në vitet e fundit, regjimi izraelit ka sulmuar vazhdimisht Damaskun dhe zona të ndryshme të Sirisë, të cilat në shumicën e rasteve janë zmbrapsur nga reagimi në kohë i mbrojtjes ajrore. Një burim ushtarak i tha Agjencisë zyrtare Siriane të Lajmeve (SANA) se: Të dielën në mëngjes, armiku izraelit kreu një sulm ajror nga verilindja e Bejrutit në disa zona në qytetin e Homsit dhe periferitë e tij. Disa burime bënë të ditur se baza ajrore "Al-Daba'a" pranë fshatit "Al-Kadir" ishte në shënjestër të sionistëve. Burimet sioniste pretenduan se në këtë sulm janë shënjestruar katër baza ajrore në provincën Homs, përfshirë Al-Dab'a, T-4 dhe Shayrat, si dhe një bazë ushtarake në qytetin "Sheen". Ky është sulmi i tretë i regjimit sionist në territorin sirian në katër ditët e fundit.