Hamasi vlerëson operacionin heroik kundër kolonëve izraelitë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i142188-hamasi_vlerëson_operacionin_heroik_kundër_kolonëve_izraelitë
Lëvizja e rezistencës palestineze Hamas e ka vlerësuar si "heroik" një operacion të së premtes në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke thënë se ai tregoi se forcat e rezistencës janë të gatshme të reagojnë shpejt ndaj çdo akti agresioni të regjimit izraelit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 07, 2023 17:17 Europe/Tirane
  • Hamasi vlerëson operacionin heroik kundër kolonëve izraelitë

Lëvizja e rezistencës palestineze Hamas e ka vlerësuar si "heroik" një operacion të së premtes në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke thënë se ai tregoi se forcat e rezistencës janë të gatshme të reagojnë shpejt ndaj çdo akti agresioni të regjimit izraelit.

Zëdhënësi i Hamasit, Mohammad Hamada e përshkroi sulmin, i cili la dy kolonë të vdekur dhe një tjetër të plagosur, si një përgjigje dërrmuese ndaj agresionit të Izraelit. Ai tha se rezistenca tani është në zemrat e palestinezëve dhe agresioni izraelit kundër xhamisë al-Aksa dhe mbrojtësve të saj nuk do të mbetet pa përgjigje. Hamada përsëriti qëndrimin e Hamasit se xhamia al-Aksa është një vijë e kuqe për palestinezët. Sulmi me të shtëna la të vdekur dy kolonë izraelitë dhe një tjetër u plagos rëndë pranë vendbanimit Hamra në Bregun Perëndimor. Asnjë grup deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Ushtria izraelite tha se kishte nisur kërkimet për autorët e të shtënave të së premtes.