Dislokim i gjerë i personelit ushtarak rreth xhamisë Al-Aksa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i142478-dislokim_i_gjerë_i_personelit_ushtarak_rreth_xhamisë_al_aksa
Regjimi sionist shtoi numrin e forcave policore rreth xhamisë Al-Aksa për shkak të frikës nga sulmet palestineze.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 14, 2023 09:31 Europe/Tirane
  • Dislokim i gjerë i personelit ushtarak rreth xhamisë Al-Aksa

Regjimi sionist shtoi numrin e forcave policore rreth xhamisë Al-Aksa për shkak të frikës nga sulmet palestineze.

Gjithmonë në të njëjtën kohë me fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit shtohen edhe krimet e regjimit pushtues të Kodsit kundër palestinezëve.Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, veçanërisht gjatë Ditës Ndërkombëtare të Kodsit, intesifikohen masat dhe kufizimet e sigurisë në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe forcat ushtarake të regjimit sionist vihen në gatishmëri për shkak të frikës nga sulmet e forcave të rezistencës. Sipas kanalit të lajmeve Al-Mayadeen, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Kodsit dhe gjithashtu për shkak të frikës nga sulmet palestineze, autoritetet e regjimit sionist shtuan numrin e forcave policore rreth xhamisë Al-Aksa duke dërguar më shumë forca ushtarake në Kods. Sipas këtij raporti, sionistët bllokuan të gjitha rrugët rreth zonës së xhamisë al-Aksa nga frika e përleshjeve me besimtarët palestinezë.  Burimet palestineze raportuan se pak minuta më parë të rinjtë palestinezë u përleshën me forcat pushtuese izraelite në xhaminë al-Aksa. Që nga e mërkura e kaluar xhamia Al-Aksa ka qenë një vend konflikti dhe tensioni midis forcave të armatosura sioniste dhe palestinezëve besimtarë brenda në xhami.