Betejë e ashpër midis luftëtarëve palestinezë dhe ushtarëve sionistë në Jenin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i142704-betejë_e_ashpër_midis_luftëtarëve_palestinezë_dhe_ushtarëve_sionistë_në_jenin
Luftëtarët palestinezë u përleshën me forcat e ushtrisë sioniste në rajonin Jenin të Bregut Perëndimor të lumit Jordan.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 19, 2023 11:50 Europe/Tirane
  • Betejë e ashpër midis luftëtarëve palestinezë dhe ushtarëve sionistë në Jenin

Luftëtarët palestinezë u përleshën me forcat e ushtrisë sioniste në rajonin Jenin të Bregut Perëndimor të lumit Jordan.

Për të arritur qëllimet e tyre ekspansioniste, sionistët sulmojnë çdo ditë zona të ndryshme të Palestinës, veçanërisht Bregun Perëndimor të lumit Jordan dhe me pretendime të rreme arrestojnë, plagosin ose martirizojnë shumë palestinezë. Sipas raportit të IRNA; Batalionet e Dëshmorëve Al-Aksa, dega ushtarake e lëvizjes Fatah, njoftuan se mes tyre dhe forcave të regjimit sionist kanë ndodhur përleshje të ashpra në qytetin Qabatiyeh në jug të qytetit të Jeninit. Udhëheqësit e regjimit sionist, të cilët kanë frikë nga rritja e fuqisë së grupeve rezistente palestineze në Bregun Perëndimor të lumit Jordan, gjatë muajve të fundit kanë bërë përpjekje të mëdha për të kontrolluar situatën në këtë zonë dhe kanë sulmuar vazhdimisht zona të ndryshme të Bregu Perëndimor, veçanërisht kampin Jenin. Para ata kanë hasur në rezistencën e fortë të luftëtarëve palestinezë. Shqetësimi dhe frika e sionistëve nga rritja e rezistencës në Bregun Perëndimor është aq e madhe sa që analistët dhe ekspertët e këtij regjimi gjatë muajve të fundit e kanë diskutuar këtë çështje shumë herë në mediat sioniste dhe kanë paralajmëruar për pasojat e saj për Tel Avivin.