Sionistët kërkojnë vrasjen e Saleh al-Arouri
Pas dështimeve të fundit në terren të ushtrisë së regjimit sionist, disa ish-ushtarë të këtij regjimi kanë bërë thirrje për vrasjen e nënkryetarit të zyrës politike të lëvizjes Hamas duke e quajtur atë si “kryestrategu” i kësaj lëvizjeje.
Regjimi sionist, i cili kohët e fundit po përballet me operacionet me raketa të rezistencës palestineze dhe nuk është në gjendje t'i zmbrapsë këto sulme, ka vënë edhe një herë në axhendën e tij politikën e terrorit dhe kërcënon të vrasë liderët e rezistencës palestineze në Rripin e Gazës.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Sama, disa gjeneralë dhe ish-oficerë të regjimit sionist i kanë kërkuar kryeministrit Beniamin Netanjahu që të vrasë Saleh al-Aroori, nënkryetarin e zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas).
Gjenerali sionist në pension Ethan Dangut beson se Saleh al-Aroori është personi më i rrezikshëm në sytë e sionistëve.
Mika Kobi, një nga ish-oficerët e organizatës sioniste të inteligjencës dhe sigurisë së brendshme (Shabak), i cili ka monitoruar lëvizjet e këtij udhëheqësi të rezistencës palestineze për disa kohë, tha: "Al-Arouri duhet të jetë objektivi i parë për vrasje".
Kërkesat për vrasjen e komandantëve të rezistencës palestineze kanë sjellë edhe reagimin e Netanjahut. Kryeministri i regjimit sionist u ka kërkuar ministrave të kabinetit të tij, të kryesuar nga Itamar Ben Gvir, ministri radikal i sigurisë së brendshme të këtij regjimi, të mos flasin për vrasjen e palestinezëve.
Më herët, Avi Dikhter, ministri i bujqësisë i qeverisë radikale sioniste dhe ish-kreu i organizatës së inteligjencës dhe sigurisë së brendshme të regjimit pushtues sionist (Shabak), në një intervistë për kanalin televiziv sionist 12, kishte thënë se Jahja al-Sanwar, lideri i lëvizjes së rezistencës islamike Hamas në Rripin e Gazës, është një nga objektivat e operacioneve terroriste që mund të kryejë regjimi izraelit.