Operacioni anti-sionist në Kudsin e pushtuar/ plagosen 8 sionistë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i142976-operacioni_anti_sionist_në_kudsin_e_pushtuar_plagosen_8_sionistë
Mediat lokale palestineze raportuan të hënën për të shtëna dhe operacionin me makinë në rrugën Jaffa në Kudsin e pushtuar dhe plagosjen e disa sionistëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 24, 2023 16:30 Europe/Tirane
  • Operacioni anti-sionist në Kudsin e pushtuar/ plagosen 8 sionistë

Mediat lokale palestineze raportuan të hënën për të shtëna dhe operacionin me makinë në rrugën Jaffa në Kudsin e pushtuar dhe plagosjen e disa sionistëve.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, burime në gjuhën hebraike konfirmuan lajmin për operacionin me makinë dhe njoftuan se në këtë operacion u plagosën 3 kolonë sionistë, njëri prej të cilëve raportohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën. Disa burime raportuan edhe për rritjen e numrit të të plagosurve në këtë operacion në 8 persona. Kanali 12 i regjimit sionist njoftoi se ky operacion u zhvillua 200 metra larg ceremonisë përkujtimore për izraelitët e vdekur. Sipas këtij raporti, Benyamin Netanyahu, kryeministri i regjimit sionist ka qenë i pranishëm në ceremoninë e përvjetorit të ushtrisë sioniste pak minuta para këtij operacioni. Identiteti i autorit të këtij operacioni nuk është bërë ende i ditur. Disa burime të lajmeve hebraike thonë se autori i këtij operacioni është një i ri palestinez i veshur si ekstremist fetar izraelit. Me sa duket ky i ri është qëlluar për vdekje nga ushtarët izraelitë. Në reagimin e parë për operacionin e ri, zëdhënësi i lëvizjes Hamas, Abdul Latif Kanoa, e cilësoi atë si përgjigje ndaj krimeve të regjimit pushtues dhe përdhosjes së xhamisë Al-Aksa.