Hezbollah: Martirizimi i Adnan zbulon vuajtjet e të burgosurve palestinezë
May 02, 2023 16:28 Europe/Tirane
Hezbollahu i Libanit në një deklaratë të martën tha se martirizimi i grevistit palestinez Khader Adnan tregon vuajtjet e palestinezëve të burgosur nga regjimi sionist.
Deklarata e lëvizjes së rezistencës libaneze u kërkoi organizatave ndërkombëtare të bëjnë të pamundurën për të zbardhur krimet e regjimit pushtues sionist ndaj të burgosurve palestinezë. Hezbollahu tha se mbështet çdo veprim të ndërmarrë nga lëvizjet e rezistencës palestineze për të siguruar lirimin e të burgosurve palestinezë nga burgjet e regjimit pushtues sionist.
Tags