Ushtria sioniste sërish sulmoi Gazën/vritet një palestinez
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i143746-ushtria_sioniste_sërish_sulmoi_gazën_vritet_një_palestinez
Burimet palestineze kanë raportuar se ushtria sioniste ka sulmuar sërish disa zona në Rripin e Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 10, 2023 12:47 Europe/Tirane
  • Ushtria sioniste sërish sulmoi Gazën/vritet një palestinez

Burimet palestineze kanë raportuar se ushtria sioniste ka sulmuar sërish disa zona në Rripin e Gazës.

Agjencia e lajmeve Shahab njoftoi se burimet palestineze raportuan se një shpërthim u dëgjua në zonat juglindore të Khan Junes në Rripin e Gazës mesditën e së mërkurës.

Disa burime lokale njoftuan gjithashtu se regjimi sionist ka vënë në shënjestër disa kulla vrojtimi që i përkasin lëvizjes Xhihadi Islamik në Khan Junes dhe Rafah.

Sionistët gjithashtu pretenduan se kishin shënjestruar njësinë raketore të lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës.

Sipas burimeve palestineze, nga sulmi i ushtrisë sioniste të paktën një palestinez është vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Ndërkohë, mëngjesin e së martës, avionët e regjimit sionist sulmuan Rripin e Gazës, si pasojë e të cilit u vranë 15 palestinezë, mes të cilëve tre komandantë të lartë të lëvizjes Xhihadi Islamik, si dhe disa gra e fëmijë dhe 20 të tjerë u plagosën.

Herët në mëngjes, regjimi sionist goditi një makinë në Khan Junes, në jug të Rripit të Gazës dhe vrau dy palestinezë të tjerë.