Forcat ushtarake sioniste vranë 2 palestinezë në Bregun Perëndimor
2 palestinezë janë vrarë gjatë një operacion i forcave ushtarake të regjimit sionist në jug të qytetit Xhenin, që ndodhet në veri të Bregut Perëndimor të lumit Jordan në Palestinë.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Qendra për Informim e Palestinës ka deklaruar se sot në mëngjes, forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar qytetin Kabatija në jug të Xheninit, duke vrarë dy të rinj palestinezë dhe duke plagosur një person tjetër.
Batalionet "Kuds" të rezistencës palestineze përmes një komunikate njoftuan se pas martirizimit të këtyre dy të rinjve palestinezë, luftëtarët e rezistencës hynë në një konflikt të ashpër të armatosur me sionistët në këtë zonë. Gjithashtu pas vrasjes së këtyre dy palestinezëve, ka filluar një grevë e përgjithshme në këtë rajon.
Zyra për informim e "Isra'e" njoftoi gjithashtu se forcat pushtuese izraelite bastisën disa zona në Bregun Perëndimor herët këtë të mërkurë dhe arrestuan më shumë se 15 të rinj palestinezë.
Mësohet gjithashtu se burime vendase kanë bërë të ditur se kolonët pushtues sionistë kanë sulmuar vendbanimin Dejr Dabun në lindje të Ramallah dhe kanë filluar të hapin zjarr kundër palestinezëve dhe kanë mbetur të plagosur 6 persona.
Regjimi sionist ka nisur një valë të re të agresionit kundër palestinezëve që nga mëngjesi i së martës së kaluar.