Nënshkrimi i 6 marrëveshjeve të reja ndërmjet Iranit dhe Sirisë
Ambasadori i Iranit në Siri njoftoi nënshkrimin e 6 marrëveshjeve të reja mes Teheranit dhe Damaskut.
Sipas Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun të ministrisë së jashtme të Republikës Islamike të Iranit, ambasadori i ri i Iranit në Siri Hossein Akbari në konferencën e tij të parë për shtyp në Damask tha: Irani dhe Siria së shpejti do të nënshkruajnë 6 marrëveshje në fusha të ndryshme ekonomike dhe industriale, të cilat mund të krijojnë një rrugë të përshtatshme për bashkëpunim të mëtejshëm. Akbari ka thënë: Është vendosur që Republika Islamike e Iranit dhe Siria të kenë bashkëpunim të ri në fushën e naftës dhe produkteve petrokimikeve. Ambasadori i Iranit në Siri shtoi: Plani i parë gjithëpërfshirës strategjik i Iranit dhe Sirisë me një horizont të gjatë është nënshkruar nga presidentët e të dy vendeve, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Akbari ka thënë: Irani dhe Siria mundën të kalonin sanksionet mizore të sistemit hegjemonist dhe armiqtë me presionet e tyre ekonomike nuk mundën të dobësonin pozitën e liderëve të dy vendeve. Ambasadori i Iranit në Siri theksoi: Favorizimi rajonal, global dhe arab për rinovimin e marrëdhënieve me Sirinë është një dëshmi e fortë e mposhtjes së presioneve politike dhe ekonomike të armiqve të dy vendeve. Irani dhe Siria gjatë vizitës së presidentit iranian Ibrahim Raisi në Damask nënshkruan 14 marrëveshje në fusha të ndryshme ekonomike dhe tregtare për të përjetuar një epokë të re të bashkëpunimit ekonomik. Republika Islamike e Iranit ka një bashkëpunim strategjik me Sirinë dhe mbështetja e Teheranit për qeverinë legjitime të këtij vendi gjatë krizës siriane dhe ndihma ndaj qeverisë së Asadit në procesin e luftimit të grupeve të ndryshme terroriste është dëshmi e këtij bashkëpunimi. Pas humbjes së ISIS-it, marrëdhëniet mes Sirisë dhe Iranit janë zgjeruar dhe ka perspektiva të qarta për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve në të gjitha fushat.