Xhihadi Islamik: Vrasja e komandantëve nuk i ndal sulmet me raketa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i143796-xhihadi_islamik_vrasja_e_komandantëve_nuk_i_ndal_sulmet_me_raketa
Lëvizja Xhihadi Islamik e Palestinës deklaroi se politika e vrasjes së komandantëve të rezistencës duke bombarduar shtëpitë e popullatës civile, nuk do ta bëjë armikun fitues dhe Batalionet "Kuds" janë në gjendje të zgjerojnë dhe të rrisin rrezen e zjarrit kundër regjimit pushtues sionist.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 11, 2023 16:07 Europe/Tirane
  • Xhihadi Islamik: Vrasja e komandantëve nuk i ndal sulmet me raketa

Lëvizja Xhihadi Islamik e Palestinës deklaroi se politika e vrasjes së komandantëve të rezistencës duke bombarduar shtëpitë e popullatës civile, nuk do ta bëjë armikun fitues dhe Batalionet "Kuds" janë në gjendje të zgjerojnë dhe të rrisin rrezen e zjarrit kundër regjimit pushtues sionist.

Në krimin e tyre të fundit, avionët luftarakë izraelitë bombarduan një ndërtesë banimi në qytetin Hamad në Khan Junes, që ndodhet në jug të Rripit të Gazës, gjatë së cilës u vranë të paktën 3 persona, duke përfshirë Ali Hasan Ghali, një anëtar i këshillit ushtarak dhe komandanti i njësisë raketore të Bataljoneve "Kudsit" dhe vëllai i tij.

Kanali televiziv Al-Mayadeen të enjten njoftoi se lëvizja palestineze "Xhihadi Islamik" dënoi krimin e regjimit sionist në martirizimin e Ali Hasan Ghali dhe theksoi se do t'i kundërpërgjigjet këtij krimi.

Lëvizja Xhihadi Islamik theksoi se vrasja e komandantit të njësisë raketore të Batalioneve "Kuds" nuk i ndal sulmet me raketa, ndërsa shtuar se Batalionet "Kuds" janë të afta të zgjerojnë dhe rrisin rrezen e zjarrit kundër regjimit pushtues.

Nga ana tjetër, edhe Khamis Al-Hajtham, një nga liderët e lëvizjes Xhihadi Islamik, në fjalët e tij deklaroi: "Vrasja e dëshmorit Ali Hasan Ghali nuk do të mbetet pa kundërpërgjigje dhe të gjitha opsionet janë në tryezën e rezistencës në përgjigje ndaj këtij krimi".

Që nga mëngjesi i së martës, avionët luftarakë izraelitë kanë vënë në shënjestër Rripin e Gazës me sulmet e tyre të rënda, gjatë të cilave 25 palestinezë janë vrarë dhe të paktën 70 persona janë plagosur. Si hakmarrje, grupet militante palestineze sulmuan me raketa Tel Aviv dhe pjesë të tjera të territoreve të pushtuara, veçanërisht në jug të regjimit sionist ku u plagosën 25 sionistë.