Rrëmbimi i disa sirianëve nga militantë e mbështetur nga SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i143852
Grupet e armatosura dhe militantët e mbështetur nga forcat pushtuese amerikane rrëmbyen disa civilë sirianë në periferi të Hasake dhe Raka të Sirisë.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
May 12, 2023 17:22 Europe/Tirane
  • Rrëmbimi i disa sirianëve nga militantë e mbështetur nga SHBA

Grupet e armatosura dhe militantët e mbështetur nga forcat pushtuese amerikane rrëmbyen disa civilë sirianë në periferi të Hasake dhe Raka të Sirisë.

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA njoftoi se grupet e armatosura dhe militantët e mbështetur nga forcat pushtuese amerikane sulmuan disa fshatra pranë qytetit Tel Hamis dhe qytetit Tagha në provincat Hasake dhe Raka dhe rrëmbyen disa qytetarë sirianë me pretekstin e operacioneve në kërkim të personave të kërkuar.

Sipas autoriteteve lokale, grupet e armatosura dhe militante rrethuan fshatrat Ghassan dhe Al-Zahra në qytetin Tal Hamis në pjesën jugore të Kamishli, dhe bastisën shumë shtëpi me pretekstin e kërkimit të personave të kërkuar me mbështetjen e forcave pushtuese amerikane.

Autoritetet vendase theksuan: "Grupet e armatosura dhe militantët e mbështetura nga forcat pushtuese amerikane kryen operacione në qytetin Tagha dhe rrëmbyen një numër të rinjsh me qëllim që t'i rekrutojnë në radhët e tyre".

Qeveria siriane ka theksuar vazhdimisht se këto forca militante të mbështetura nga forcat pushtuese amerikane dhe elementë terroristë në lindje dhe verilindje të Sirisë nuk kanë qëllim tjetër përveç grabitjes së naftës dhe duhet t'i japin fund pranisë së tyre të paligjshme në Siri.