Xhihadi Islamik: Nuk ka ende marrëveshje armëpushimi me sionistët
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i143856-xhihadi_islamik_nuk_ka_ende_marrëveshje_armëpushimi_me_sionistët
Një anëtar i byrosë politike të lëvizjes Xhihadi Islamik të Palestinës, deklaroi: "Nuk është arritur ende asnjë marrëveshje armëpushimi me armikun sionist".
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 12, 2023 17:42 Europe/Tirane
  • Xhihadi Islamik: Nuk ka ende marrëveshje armëpushimi me sionistët

Një anëtar i byrosë politike të lëvizjes Xhihadi Islamik të Palestinës, deklaroi: "Nuk është arritur ende asnjë marrëveshje armëpushimi me armikun sionist".

Agjencia palestineze e lajmeve Sama njoftoi se Ehsan Ataja, anëtar i zyrës politike të lëvizjes Xhihadi Islamik të Palestinës, deklaroi: "Palët ndërmjetësuese nuk mund të japin garanci për shkak se armiku sionist nuk i përmbahet zotimeve, ndërkohë që ndalja e politikës së terrorit është një parakusht për negociatat për armëpushim”.

Ky anëtar i zyrës politike Xhihadi Islamik i Palestinës tha: "Delegacioni i Xhihadit Islamik është i pranishëm në Kajro për të diskutuar armëpushimin dhe udhëheqja e rezistencës në këtë betejë është koherente dhe e fortë".

Më herët, kanali 12 i televizionit të regjimit sionist duke cituar një zyrtar të lartë politik të këtij regjimi, emri i të cilit nuk u përmend, raportoi se kanë rifilluar negociatat mes regjimit sionist dhe lëvizjes Xhihadi Islamik të Palestinës në lidhje me vendosjen e armëpushimit me ndërmjetësimin e Egjiptit.

Këto deklarata u bënë në kohën kur rrjeti egjiptian al-Ghad, duke cituar burime të informuar, raportoi se negociatat që Egjipti dhe Kombet e Bashkuara po zhvillojnë për të arritur një armëpushim në Gaza janë shumë të vështira. Palët rajonale dhe ndërkombëtare po përpiqen të parandalojnë përshkallëzimin e konflikteve të reja midis forcave pushtuese të regjimit sionist dhe grupeve të rezistencës palestineze në Gaza, por ende nuk kanë arritur ndonjë përparim në këtë fushë.