Nasrullah: Llogaritjet e armikut sionist për të përçarë rezistencën dështuan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i143886-nasrullah_llogaritjet_e_armikut_sionist_për_të_përçarë_rezistencën_dështuan
Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes Hezbollah të Libanit tha se llogaritjet e armikut për të përçarë forcat e rezistencës kanë dështuar.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 13, 2023 07:54 Europe/Tirane
  • Nasrullah: Llogaritjet e armikut sionist për të përçarë rezistencën dështuan

Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes Hezbollah të Libanit tha se llogaritjet e armikut për të përçarë forcat e rezistencës kanë dështuar.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Sejed Hassan Nasrullah, Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes Hezbollah në Liban, në një fjalim me rastin e përvjetorit të martirizimit të komandantit xhihadist Sejed Mustafa Badreddin, duke uruar dhe ngushëlluar martirizimin e një numri komandantësh të rezistencës në Gaza tha:  Edhe pse Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, filloi agresionin aktual kundër palestinezëve, llogaritjet e Netanjahut dështuan pas reagimit të forcave të rezistencës. Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit shprehu keqardhje për heshtjen e botës në lidhje me krimet e regjimit sionist dhe shtoi: Amerika pengoi dënimin e Izraelit në Këshillin e Sigurimit. Sejed Hassan Nasrullah më tej se tha motivimi i Netanjahut për agresion në territoret e pushtuara është ringjallja e fuqisë parandaluese dhe rivendosja e saj, për të shpëtuar nga kriza e brendshme, për të riparuar përçarjen dhe shpërbërjen e koalicionit të kabinetit dhe për të përmirësuar situatën politike dhe elektorale dhe sqaroi se qëllimi i Netanjahut është të sulmojë Xhihadin islamik dhe të përçajë grupet palestineze, si dhe të krijojë rebelim midis forcave të rezistencës, gjë e cila dështoi. Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut shtoi:  Me gjithë vrasjen e komandantëve të rezistencës, grupet e rezistencës në rajon jo vetëm që nuk u dobësuan, por ky gjak i pastër derdhi më shumë vrull për rezistencën. Sejed Hassan Nasrullah deklaroi se Saraya al-Quds me riparimin e shpejtë të infrastrukturës së saj komanduese, e befasoi armikun duke lëshuar raketa në jug të Tel Avivit dhe Kods. Rezistenca në Gaza mundi të pengonte armikun në arritjen e qëllimeve të tij dhe ajo me gjithë presionet politike nuk u dobësua. Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit luftën në Gaza e vlerësoi si të rëndësishme dhe efektive dhe sqaroi se ne jemi gjithmonë në kontakt me komandantët e rezistencës në Rripin e Gazës dhe monitorojmë situatën dhe zhvillimet nga afër.  Sejed Hassan Nasrullah, në një pjesë tjetër të fjalës së tij duke përshkruar zhvillimet në Siri dhe duke iu referuar kthimit të Sirisë në Ligën Arabe, ftesës për presidentin sirian Bashar Assad për të marrë pjesë në samitin Arab dhe vizitën e presidentit iranian, Sejed Ibrahim Raisi në Siri, i vlerësoi si tepër të rëndësishme. Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit gjithashtu deklaroi se SHBA-të vjedhin naftën dhe gazin sirian dhe vazhdojnë të insistojnë në bllokimin e Sirisë. Çështja e refugjatëve sirianë duhet të zgjidhet duke dërguar një delegacion ministrash dhe komandantësh sigurie në Damask.