Martirizohen 3 palestinezë në sulmin e regjimit sionist
Ministria e Shëndetësisë palestineze mëngjesin e kësaj të hëne njoftoi se tre të rinj palestinezë ranë dëshmorë dhe gjashtë të tjerë u plagosën disa prej të cilëve u plagosën rëndë, gjatë sulmit të forcave sioniste në kampin e refugjatëve Balata në lindje të Nablusit,.
Sipas kanalit televiziv Al Jazeera, në agimin e sotëm shumë forca të ushtrisë pushtuese sulmuan kampin e refugjatëve Balata. Të shtënat dhe luftimet e ashpra, çuan në martirizimin e tre të rinjve dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve. Dëshmitarët okularë raportuan se forcat pushtuese vendosën snajperët e tyre në majë të disa shtëpive pranë kampit dhe penguan ambulancat që të hynin në kamp dhe të ndihmonin disa nga të plagosurit. Para se të tërhiqeshin nga kampi, forcat pushtuese hodhën në erë disa shtëpi dhe si pasojë e shpërthimit mbetën të plagosur dy persona. Ushtarët sionistë gjithashtu gjatë operacioneve ushtarake në kamp arrestuan një numër të rinjsh palestinez. Ushtarët sionistë nuk treguan mëshirë as për automjetet e urgjencës dhe qëlluan drejt tyre. Javën e kaluar, një palestinez u vra dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm të ushtarëve sionistë në kampin Askar në lindje të Nablusit. Burimet lokale dje raportuan për një operacion antisionist në jug të Nablusit dhe plagosjen e një ushtari sionist. Burimet hebraike të dielën njoftuan se një palestinez ka përplasur me makinën e tij një ushtar sionist pranë Havarës në jug të Nablusit.