Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga aleanca detare amerikane
Ministria e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi tërheqjen e Abu Dhabit nga aleanca detare amerikane në rajon.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe sot, të mërkurën, deklaroi se pas vlerësimeve të sigurisë, Abu Dhabi ka vendosur të tërhiqet nga aleanca detare e Lindjes së Mesme e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe thuhet: "Dy muaj më parë, pas një vlerësimi të zhvilluar në detaje, Emiratet e Bashkuara Arabe u tërhoqën nga forcat detare të kombinuara të SHBA-së.
Sipas këtij raporti, marina amerikane nuk ka reaguar ndaj tërheqjes së Emirateve të Bashkuara Arabe nga aleanca detare e Uashingtonit në rajon.
Aleanca detare amerikane përbëhet nga 34 vende dhe pretendon të garantojë sigurinë dhe të luftojë terrorizmin dhe piraterinë në rajonin e Detit të Kuq dhe të Gjirit Persik, dhe selia e saj ndodhet në Bahrejn.