Plagosen 45 palestinezë në veri të Bregut Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i144802-plagosen_45_palestinezë_në_veri_të_bregut_perëndimor
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze të mërkurën njoftoi se 45 palestinezë u plagosën në një përleshje midis forcave sioniste dhe palestinezëve në Nablus, që ndodhet në veri të Bregut Perëndimor.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 01, 2023 08:20 Europe/Tirane
  • Plagosen 45 palestinezë në veri të Bregut Perëndimor

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze të mërkurën njoftoi se 45 palestinezë u plagosën në një përleshje midis forcave sioniste dhe palestinezëve në Nablus, që ndodhet në veri të Bregut Perëndimor.

Sipas IRNA, kolonët me mbështetjen e ushtrisë sioniste u përleshën me palestinezët në zonën Barqa dhe fshatrat përreth në veriperëndim të Nablusit dhe sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, në konflikt u plagosën 45 palestinezë. Mëngjesin e djeshëm, kolonët sionistë sulmuan shtëpitë e qytetarëve palestinezë në Jalud, në jug të Nablusit, duke qëlluar me plumba gome, gazra helmues dhe duke hedhur gurë ndaj tyre. Si pasojë janë plagosur 10 qytetarë palestinezë, mes të cilëve disa fëmijë  dhe shumë njerëz kanë probleme në frymëmarrje për shkak se kanë thithur gazra toksike. Më herët sionistët përballeshin vetëm me palestinezët në jug të territoreve të pushtuara dhe në rajonin e Gazës, por tani Bregu Perëndimor në lindje të Palestinës është kthyer në një vend ankthi për sionistët frikacakë, për shkak të rinisë palestineze të armatosur. Çdo ditë, nën pretekste të ndryshme, regjimi sionist martirizon, plagos ose arreston popullin e shtypur palestinez; Palestinezët gjithashtu në përgjigje të këtyre krimeve kryejnë operacione anti-sioniste.