Përleshje mes palestinezëve dhe forcave pushtuese sioniste
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i144822-përleshje_mes_palestinezëve_dhe_forcave_pushtuese_sioniste
Një burim mediatik njoftoi për përleshje të ashpra midis palestinezëve dhe forcave pushtuese sioniste në Kudsin e shenjtë dhe në jug të Nablusit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 01, 2023 17:33 Europe/Tirane
  • Përleshje mes palestinezëve dhe forcave pushtuese sioniste

Një burim mediatik njoftoi për përleshje të ashpra midis palestinezëve dhe forcave pushtuese sioniste në Kudsin e shenjtë dhe në jug të Nablusit.

Qendra për informim e Palestinës njoftoi se burimet lokale lanë thënë se të rinjtë palestinezë u përleshën me forcat pushtuese izraelite pas sulmit në lagjen Ajn al-Louzeh në qytetin Silvan në jug të Bejtul-Mukades.

Gjithashtu, palestinezët që jetojnë në fshatin Madema në jug të Nablusit janë përplasur me sionistët dhe përleshjet vazhdojnë ende në këto zona.

Nga ana tjetër, burime lokale gjithashtu njoftuan se një grup i forcave ushtarake të regjimit sionist u sulmua nga palestinezët në zonën Zavata në Nablus. Luftëtarët e rezistencës palestineze gjithashtu kanë kryer sulm të armatosur kundër sionistëve në qytetin Mavo Dotan në jugperëndim të Xheninit.

Në të njëjtën kohë, mediat në gjuhën izraelite pranoi se operacionet xhihadiste kundër sionistëve në Bregun Perëndimor të lumit Jordan janë zgjeruar. Në lidhje me këtë, Yossi Yehoshua, një analist ushtarak i gazetës izraelite "Yedioth Ahronoth", deklaroi: "Operacionet palestineze janë në rritje dhe ushtria izraelite po përballet me vështirësi në rritje pa gjetur një zgjidhje për t'i dhënë fund operacioneve palestineze".

Analisti ushtarak i kanalit 13 të televizionit të regjimit sionist vuri në dukje gjithashtu faktin se autoritetet sioniste nuk ishin në dijeni për formimin e grupeve të rezistencës si "Arin Al-Aswad" në Bregun Perëndimor, si dhe për padobinë e sulmeve sioniste ndaj kampeve palestineze dhe shtoi: “Mund të thuhet se Izraeli nuk ka një zgjidhje për t'u marrë me këtë fenomen”.