Trazirat në Bregun Perëndimor / Me dhjetëra palestinezë të plagosur
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i145206-trazirat_në_bregun_perëndimor_me_dhjetëra_palestinezë_të_plagosur
Dhjetëra persona u plagosën dhe u mbytën gjatë sulmit të forcave sioniste në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe gjatë përballjes me agresorët.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 10, 2023 11:31 Europe/Tirane
  • Trazirat në Bregun Perëndimor / Me dhjetëra palestinezë të plagosur

Dhjetëra persona u plagosën dhe u mbytën gjatë sulmit të forcave sioniste në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe gjatë përballjes me agresorët.

Në Nablus, ushtarët sionistë kanë sulmuar lagjen Beit Dejan, e cila ka sjellë përleshje mes tyre dhe të rinjve të kësaj zone. Pushtuesit kanë përdorur gaz lotsjellës kundër palestinezëve dhe për pasojë janë mbytur 13 persona. Ushtarët izraelitë gjithashtu sulmuan Kafr-Ghodum në lindje të Kalkilia dhe shtypën pjesëmarrësit e marshimit paqësor javor, i cili u mbajt për të dënuar dhe kundërshtyar ndërtimin e vendbanimeve të regjimit sionist. Në këtë sulm, tre palestinezë u plagosën nga plumbat e ushtarëve sionistë dhe me dhjetëra persona u mbytën nga thithja e gazit lotsjellës. Të rinjtë palestinezë në qytetin Issavija në Kodsin e pushtuar gjithashtu u ngritën kundër sionistëve. Ndërkohë, përleshje janë raportuar edhe në zonën Asideh në Beit Amr në veri të Hebronit dhe në zonën e Qarjot në jug të Nablusit.