Përleshje mes palestinezëve dhe forcave ushtarake sioniste në Nablus
Një burim lajmesh raportoi për përleshjet intensive mes forcave pushtuese sioniste dhe luftëtarëve të rezistencës palestineze pas sulmit të forcave sioniste në Nablus.
Agjencia e lajmeve Shahab njoftoi se forcat pushtuese sioniste sulmuan të hënën zonën e vjetër të qytetit Nablus dhe si pasojë u zhvilluan përleshje të ashpra mes tyre dhe luftëtarëve të rezistencës palestineze.
Sipas këtyre burimeve thuhet se gjatë këtij sulmi, luftëtarët e rezistencës palestineze i janë kundërpërgjigjur agresionit të forcave sioniste me bomba artizanale të cilat i kanë hedhur drejt mjeteve ushtarake të sionistëve dhe forcave pushtuese.
Nga ana tjetër, burimet e lajmeve bënë të ditur se ushtria sioniste arrestoi Razaq al-Xhoub, një nga komandantët e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) në zonën “Doura”, që ndodhet në jug të qytetit Al-Khalil.
Sipas këtij raporti, gjatë muajit prill, pas përleshjeve në Bregun Perëndimor, për shkak të krimeve të sionistëve janë vrarë 11 palestinezë, ndërsa u vranë edhe tre sionistë dhe u plagosën 41 sionistë të tjerë.