Hamasi dhe Xhihadi Islamik kundërshtojnë një armëpushim afatgjatë me regjimin sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i145362-hamasi_dhe_xhihadi_islamik_kundërshtojnë_një_armëpushim_afatgjatë_me_regjimin_sionist
Lëvizja e Rezistencës Islamike e Palestinës (Hamas) dhe Lëvizja Xhihadi Islamik kanë njoftuar se në negociatat e fundit me autoritetet egjiptiane në Kajro, nuk ka pasur asnjë diskutim në lidhje me vendosjen e një armëpushimi afatgjatë me regjimin sionist.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 13, 2023 18:54 Europe/Tirane
  • Hamasi dhe Xhihadi Islamik kundërshtojnë një armëpushim afatgjatë me regjimin sionist

Lëvizja e Rezistencës Islamike e Palestinës (Hamas) dhe Lëvizja Xhihadi Islamik kanë njoftuar se në negociatat e fundit me autoritetet egjiptiane në Kajro, nuk ka pasur asnjë diskutim në lidhje me vendosjen e një armëpushimi afatgjatë me regjimin sionist.

Delegacionet e dy lëvizjeve, Hamasit dhe Xhihadit Islamik, u nisën për në Kajro më 1 qershor. Udhëtimi i këtyre delegacioneve u zhvillua me ftesë zyrtare të autoriteteve egjiptiane dhe për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Palestinë. Ditët e fundit, disa media arabe dhe sioniste raportuan lajme për bisedimet ndërmjet Hamasit dhe Xhihadit Islamik në Kajro për një armëpushim afatgjatë me regjimin pushtues sionist.

Faqja informative e gazetës elektronike "Ray Al-Youm" ka shkruar se Hazem Kasem, zëdhënësi i lëvizjes Hamas, tha se disa lajmeve të supozuara se është diskutuar një armëpushim afatgjatë me regjimin sionist në negociatat e fundit në Kajro, janë të pabaza dhe të rrejshëm.

Hazem Kasem shtoi se në bisedimet e fundit në Kajro, delegacioni i Hamasit diskutoi me autoritetet egjiptiane për vazhdimin e sulmeve dhe agresioneve të regjimit sionist kundër banorëve të Kudsit të shenjtë dhe Bregut Perëndimor të lumit Jordan, përdhosjen e vendeve të shenjta dhe mënyrat për t'u përballur me politikat e regjimit pushtues të Kudsit të shenjtë.

Daoud Shahab, zëdhënës i lëvizjes Xhihad Islamik, tha se Zijad al-Nakhale, sekretari i përgjithshëm i kësaj lëvizjeje, nuk ka pasur asnjë diskutim me autoritetet egjiptiane për një armëpushim afatgjatë dhe afatshkurtër.

Daoud Shahab vuri në dukje se çështja e vendosjes së paqes duke vendosur një afat kohor nuk u diskutua në negociatat e Kajros dhe tha se në dukje se kombi palestinez është nën pushtimin izraelit dhe kombet e pushtuara kanë të drejtë të rezistojnë dhe të mbrohen kundër okupatorit.