Hezbollahu i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të merret me regjimin sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i145824-hezbollahu_i_kërkoi_komunitetit_ndërkombëtar_të_merret_me_regjimin_sionist
Në reagim ndaj përdhosjes së Kuranit të Shenjtë dhe xhamive nga sionistët, Hezbollahu i Libanit u ka bërë thirrje vendeve arabe, islamike dhe organizatave ndërkombëtare që të merren me regjimin e aparteidit të Tel Avivit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 24, 2023 05:46 Europe/Tirane
  • Hezbollahu i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të merret me regjimin sionist

Në reagim ndaj përdhosjes së Kuranit të Shenjtë dhe xhamive nga sionistët, Hezbollahu i Libanit u ka bërë thirrje vendeve arabe, islamike dhe organizatave ndërkombëtare që të merren me regjimin e aparteidit të Tel Avivit.

Videoklipet tregojnë se kolonët sionistë të mërkurën e kaluar sulmuan një xhami në qytetin Tarmisia në Bregun Perëndimor dhe grisën kuranet brenda xhamisë. Gjithashtu, një numër kolonësh sionistë i vunë zjarrin një shkolle dhe grisën Kuranin gjatë një sulmi në qytetin "Aurif" në Nablus, në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar. Sipas raportit të IRNA të së premtes, Hezbollahu i Libanit, në një deklaratë, dënoi përdhosjen e Kuranit të Shenjtë dhe xhamive nga kolonët sionistë duke i cilësuar si një akt të papranueshëm dhe të rrezikshëm. Në këtë deklaratë thuhet se ky veprim është lloji më i lartë i terrorizmit dhe racizmit dhe fyerje ndaj besimeve të njerëzve dhe fesë së tyre. Hezbollahu theksoi se ky veprim është shkelje e të gjitha vlerave fetare, njerëzore dhe morale. Në një pjesë të kësaj deklarate thuhet se kërkohet nga qeveritë arabe dhe islame dhe organizatat ligjore dhe ndërkombëtare që ta dënojnë këtë veprim dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të parandaluar përsëritjen e tij.