Demonstrata në Jordani në mbështetje të rezistencës palestineze
Jordanezët demonstruan në Aman, kryeqytetin e këtij vendi, në mbështetje të rezistencës palestineze për të dënuar krimet e regjimit pushtues.
Të mërkurën, kolonët radikalë dhe të armatosur sionistë, duke vazhduar barbarinë e tyre, sulmuan qytetin "Tarmsiya" në verilindje të qytetit të Ramallah në Bregun Perëndimor dhe u vunë flakën makinave dhe shtëpive të palestinezëve. Pas sulmit të një dite më parë të kolonëve sionistë në qytetin Jaloud në juglindje të Nablusit, të paktën 6 palestinezë u plagosën nga plumbat e tyre. Sionistët sulmuan edhe lagjen Selwan që ndodhet në jug të xhamisë Al-Aksa, e cila rezultoi me plagosje e një numri palestinezësh. Të premten (23 qershor), kolonët sionistë në një aksion të rrezikshëm kundër vendeve të shenjta islame, i vunë zjarrin kopjeve të Kuranit të Shenjtë në një nga xhamitë e qytetit Aurif në jug të Nablusit. Sipas faqes së internetit Al Arabic Al Jadid; Populli i Jordanisë dje, me ftesë të Lëvizjes Islamike të këtij vendi, demonstroi në Aman në mbështetje të rezistencës palestineze për të dënuar krimet e regjimit sionist. Pjesëmarrësit në këtë demonstratë duke mbajtur pankarta lavdëruese për dëshmorët e Palestinës dhe duke dënuar krimet e vazhdueshme të sionistëve, kanë brohoritur parulla në mbështetje të rezistencës dhe qëndresës së popullit të Nablusit dhe Xheninit. Protestuesit jordanezë, ndërsa i kërkuan qeverisë së Amanit të anulojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me regjimin pushtues, dënuan heshtjen e vendeve arabe ndaj krimeve të regjimit pushtues në tokat palestineze. Në këtë demonstratë, Saud Abu Mahfouz, nënkryetari i Vëllazërisë Myslimane Jordaneze, i kërkoi qeverisë jordaneze të marrë një qëndrim të qartë dhe të fortë kundër kabinetit të regjimit sionist dhe ministrave të tij, të cilët po komplotojnë hapur kundër Jordanisë, si dhe të ndalojë përpjekjet e regjimit pushtues për të hequr kujdestarinë e Jordanisë në xhaminë Al-Aksa. Para kësaj, sionistët luftonin me palestinezët vetëm në jug të territoreve të pushtuara dhe në rajonin e Gazës, por tani Bregu Perëndimor në lindje të Palestinës është kthyer në një pikë të nxehtë të konfliktit të palestinezëve me sionistët frikacakë.