Sulmi i regjimit sionist në operacionin kundër Jeninit me rezultat zero
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i146242-sulmi_i_regjimit_sionist_në_operacionin_kundër_jeninit_me_rezultat_zero
Operacioni i regjimit sionist kundër Jeninit në Bregun Perëndimor ka përfunduar pas 2 ditësh, ndërsa sipas sionistëve ky operacion nuk ka arritur pothuajse asgjë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 05, 2023 17:19 Europe/Tirane
  • Sulmi i regjimit sionist në operacionin kundër Jeninit me rezultat zero

Operacioni i regjimit sionist kundër Jeninit në Bregun Perëndimor ka përfunduar pas 2 ditësh, ndërsa sipas sionistëve ky operacion nuk ka arritur pothuajse asgjë.

Operacioni përfundoi në orët e vona të natës së djeshme. Agresioni gjithëpërfshirës tokësor dhe ajror i regjimit sionist në Jenin, i filloi mëngjesin e së hënës. Qëllimi i regjimit sionist në këtë operacion ishte shkatërrimi i shtabit të grupeve të rezistencës palestineze dhe shkatërrimi i punishteve të prodhimit të raketave dhe armëve në kampin Jenin, por ai pa arritur ndonjë reuzltat u tërhoq nga kjo zonë. Jenini quhet vendlindja dhe kryeqyteti i rezistencës palestineze.  Vitin e fundit, grupet palestineze të rezistencës, veçanërisht Xhihadi Islamik, u përpoqën të rrisin lëvizjet në Jenin kundër regjimit sionist. Jerusalem Post shkroi se Xhihadi Islamik Palestinez po përpiqet të zgjerojë zonën e tij të ndikimit dhe kërcënimit kundër Izraelit nga Gaza dhe në Jenin në Bregun Perëndimor dhe po mundohet të shtojë praninë në frontet e tjera të operacioneve të tij kundër Izraelit, përkatësisht Gaza, Libani i jugut dhe kufirin e Golanit me Sirinë. Shkaku kryesor i kësaj përpjekjeje të rezistencës palestineze është krijimi i kabinetit ekstremist të Netanjahut dhe rritja e dhunës së këtij regjimi kundër palestinezëve.  Në fakt, kabineti i ri izraelit, i cili po përballet me një krizë të brendshme, për shkak të karakterit të tij ekstremist, në rend të ditës vendosi luftën dhe konfliktin kundër palestinezëve. Rabi Amin, një studiues palestinez, në lidhje me këtë tha se sulmi i fundit i regjimit sionist në kampin palestinez në Jenin vërtetoi teorinë se Tel Avivi, për të shpëtuar nga pasiguria e gjerë dhe me qëllim që të përballet me fuqinë në rritje të rezistencës dhe të tregojë aftësitë e tij nuk ka zgjidhje më të mirë se lufta. Futja e regjimit sionist nga lufta në luftë prej muajsh është bërë strategji e kabinetit të Benjamin Netanjahu; Një kabinet që lindi me krizë dhe funksioni i vetëm i tij ishte krijimi i krizës. Megjithatë, operacioni kundër Jeninit nuk ka arritur pothuajse asgjë për kabinetin e Benjamin Netanjahut. Këtë çështje e pranuan edhe mediat izraelite.  Yediot Aharonot shkroi se forca dhe aftësitë e rezistencës në kampin e Jeninit befasuan ushtrinë izraelite dhe duket se Xhihadi Islamik ka investuar shumë për të forcuar infrastrukturën e rezistencës në këtë zonë. Kjo gazetë izraelite në analizën e arritjeve të agresionit gjithëpërfshirës ndaj Jeninit shkroi: Ky operacion ushtarak nuk çoi në një ndryshim strategjik në Jenin. Ai ishte vetëm një shfaqje dhe asgjë më shumë se një "pilulë qetësuese" për kolonët sionistë. Qetësues kundër dhimbjeve të një pacienti që të gjithë me dëshpërim janë munduar ta kurojnë. Gazeta sioniste Ha'aretz gjithashtu paralajmëroi Tel Avivin për pasojat e këtij agresioni.  Operacioni i fundit në Jenin dhe fotot e publikuara rreth situatës së tij tregojnë se do të rritet një brez i ri palestinezësh, të cilët nuk do të imagjinojnë asgjë tjetër veç rezistencës. Sipas këtyre raporteve dhe analizave, mund të thuhet se operacioni kundër Jeninit jo vetëm që nuk i dha fund krizës së brendshme në territoret e pushtuara, por shtoi edhe kërcënimi i jashtëm ndaj këtij regjimi.