Njëzet e shtatë sekonda terror për sionistët
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i146722-njëzet_e_shtatë_sekonda_terror_për_sionistët
Transmetimi i fotove të komandantit të ushtrisë së regjimit sionist së bashku me një grup komandantësh të tij nga një reporter i rezistencës në Liban, shkaktoi një valë paniku dhe kritikash mes sionistëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 20, 2023 17:23 Europe/Tirane

Transmetimi i fotove të komandantit të ushtrisë së regjimit sionist së bashku me një grup komandantësh të tij nga një reporter i rezistencës në Liban, shkaktoi një valë paniku dhe kritikash mes sionistëve.

Sipas shërbimit ndërkombëtar të agjencisë së lajmeve IRIB nga Bejruti, transmetimi i pamjeve të Herzi Halevit, komandantit të ushtrisë izraelite, së bashku me një grup komandantësh të lartë të kësaj ushtrie, mes të cilëve edhe Uri Gordi, komandant i rajonit verior të Palestinës së pushtuar në kufi me Libanin, nga një reporter i rezistencës në Liban jugor, shkaktoi një valë paniku dhe kritikash mes sionistëve. Gazetari i rrjetit Al-Manar në Liban regjistroi këto pamje kur shefi i Shtabit të regjimit sionist vizitoi zonën kufitare të Palestinës së pushtuar në kufirin verior me Libanin dhe qarqet e lajmeve sioniste, duke iu referuar kësaj, thanë se nëse në vend të një kamere Hezbollahu lehtësisht mund të kishte vendosur një snajper kundër Herzi Halevi. Kjo çështje mund të ishte një fillim i suksesshëm për luftën e Hezbollahut.