Amerika konfirmon transferimin e parave iraniane nga Iraku në Oman
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i146876-amerika_konfirmon_transferimin_e_parave_iraniane_nga_iraku_në_oman
Amerika konfirmoi se një pjesë e burimeve të liruara të Iranit në Irak do të transferohen në Oman.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 25, 2023 05:51 Europe/Tirane
  • Amerika konfirmon transferimin e parave iraniane nga Iraku në Oman

Amerika konfirmoi se një pjesë e burimeve të liruara të Iranit në Irak do të transferohen në Oman.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, “Matthew Miller”, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, në konferencën e tij për shtyp konfirmoi se Omani ka rënë dakord të menaxhojë një pjesë të burimeve të liruara të Iranit në Irak. Sipas pretendimit të Millerit, largimi dhe transferimi i parave nga Iraku në Oman nuk do të thotë heqje e kufizimeve ndaj Iranit për aksesin në të, sepse këto para do të përdoren vetëm për transaksione jo të sanksionuara siç janë nevojat humanitare dhe të gjitha transaksionet duhet së pari të miratohen nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së. Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, duke nënshkruar një përjashtim nga sanksionet, ka lejuar Irakun të transferojë borxhin e Iranit për energjinë elektrike në një bankë në një vend të tretë, në vend që ta bllokojë atë në një bankë irakiane. Sigurisht, këto para do të mbahen ende në një bankë të një vendi të tretë dhe Irani nuk do të jetë në gjendje t'i përdorë këto para pa lejen e SHBA-së dhe mund t'i përdorë këto para vetëm për të importuar mallra humanitare.