10 operacione rezistence kundër sionistëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i147560-10_operacione_rezistence_kundër_sionistëve
Qendra Palestineze e të Dhënave Moati njoftoi se gjatë ditës dhe natës së kaluar janë kryer 10 operacione të rezistencës anti-sioniste.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 14, 2023 09:39 Europe/Tirane
  • 10 operacione rezistence kundër sionistëve

Qendra Palestineze e të Dhënave Moati njoftoi se gjatë ditës dhe natës së kaluar janë kryer 10 operacione të rezistencës anti-sioniste.

Sipas Agjencisë së Lajmeve IRIB, Qendra e Inteligjencës Palestineze e njohur si "Maati" regjistroi, dy raste të të shtënave, përballjen me dy sulme nga kolonët sionistë, dëmtimin e makinave të tyre dhe përplasjen fizike dhe hedhjen e  gurëve në 4 zona të Bregut Perëndimor. Sipas këtij raporti, palestinezët janë përballur me sulmet e kolonëve sionistë në vendbanimin “Sebastia” në Nablus dhe ka pasur përplasje të ashpra mes tyre. Forcat palestineze të rezistencës qëlluan mbi ushtarët e regjimit pushtues të Kodsit të vendosur në postbllokun “Dotan” në Jenin. Sipas këtij raporti, forcat pushtuese sioniste janë përleshur me të rinjtë palestinezë në zonën Kafr Ra'i. Qyteti Eliyamon në Jenin gjithashtu dëshmoi një tjetër operacion me të shtëna armësh në të njëjtën kohë me përleshjet fizike. Në të njëjtën kohë, të rinjtë palestinezë u përballën me sulmet e kolonëve në zonën "Azun" të Qalqilyeh dhe i gjuajtën ata me gurë dhe atyre u dëmtuan makinat, ndërsa përleshje pati edhe në "Kafr Qadoum".  Për të arritur qëllimet e tyre ekspansioniste, sionistët sulmojnë çdo ditë zona të ndryshme të Palestinës dhe arrestojnë, plagosin ose martirizojnë palestinezë me pretendime të rreme; Forcat e rezistencës u përgjigjen krimeve të regjimit sionist duke kryer operacione anti-sioniste.