Një bombë palestineze plagos 4 forca izraelite në Nablus
Luftëtarët e rezistencës palestineze kanë aktivizuar një mjet shpërthyes në qytetin Nablus në veri të Bregut Perëndimor, duke plagosur katër ushtarë pushtues izraelitë.
Batalioni Nablus i Brigadave al-Kuds, krahu i armatosur i lëvizjes së rezistencës Xhihadi Islamik Palestinez, tha në një deklaratë se anëtarët e tij kishin kryer "një pritë të saktë ndaj forcave tokësore okupuese" pranë kompleksit të Varrit të hz. Jusuf të mërkurën mbrëma. Forcat izraelite kishin sulmuar Nablusin për të shoqëruar hyrjen e qindra kolonëve sionistë në kompleksin e varrit të hz. Jusuf. Videot dhe imazhet e qarkulluara në internet treguan një kolonë të madhe tymi që ngrihej pas shpërthimit të bombës. Ushtria izraelite tha se një oficer dhe tre ushtarë u plagosën teksa po kalonin pranë bombës kur ajo shpërtheu. Një zëdhënës i lëvizjes së rezistencës Hamas me bazë në Gaza, Muhammad Hamada, tha se "shpërthimi i një bombe përballë forcave pushtuese izraelite në Nablus është një mesazh i qartë për qeverinë ekstremiste pushtuese se ju nuk keni siguri në asnjë centimetër të tokës sonë dhe ju nuk keni zgjidhje tjetër veçse të largoheni”.