Katër palestinezë plagosen në sulmin e regjimit sionist në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i148816-katër_palestinezë_plagosen_në_sulmin_e_regjimit_sionist_në_gaza
Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se katër palestinezë u plagosën në sulmin sionist në Gaza.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 21, 2023 09:00 Europe/Tirane
  • Katër palestinezë plagosen në sulmin e regjimit sionist në Gaza

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se katër palestinezë u plagosën në sulmin sionist në Gaza.

Sipas agjencisë së lajmeve Shahab, burimet palestineze të lajmeve kanë raportuar se një ushtar sionist është plagosur gjatë një përleshjeje me palestinezët në hyrje të vendbanimit Beit Amr në veri të Hebronit. Autoritetet e regjimit sionist kanë mbyllur për disa ditë pikëkalimin Beit Hanoun në kufirin e Gazës dhe nuk lejojnë kalimin e qytetarëve palestinezë dhe të të sëmurëve. Të hënën, forcat pushtuese sioniste hapën zjarr ndaj protestuesve palestinezë në brezin kufitar në lindje të Gazës dhe nga këto të shtëna mbetën të plagosur gjashtë persona. Konflikti në brezin kufitar të Gazës mes rinisë palestineze dhe pushtuesve sionist është intensifikuar ndërkohë që “Amir Bokhbout”, i cili njihet si një nga analistët kryesorë të regjimit sionist në fushën ushtarake, njoftoi se “përderisa të rinjtë palestinezë janë vrarë në kufirin me Rripin e Gazës, Tel Avivi do të vazhdojë të jetë dëshmitar i tensioneve të dhunshme në këtë zonë.