Nënshkruhen 3 dokumente bashkëpunimi midis Kinës dhe Sirisë
Në Hangzhou u mbajt ceremonia e nënshkrimit të tre dokumenteve të bashkëpunimit midis Kinës dhe Sirisë, me praninë e presidentëve të dy vendeve, Bashar Assad dhe Xi Jinping.
Dokumenti i parë është një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik, ndërsa dokumenti i dytë përfshin një memorandum të përbashkët mirëkuptimi për shkëmbim dhe bashkëpunim në fushën e zhvillimit ekonomik midis Sirisë dhe Kinës. Marrëveshja dhe dokumenti i tretë i nënshkruar ndërmjet delegacioneve të Damaskut dhe Pekinit është një memorandum mirëkuptimi për planin e bashkëpunimit në kuadër të planit "Një brez dhe një rrugë" dhe mënyrat për t'i forcuar ato. Presidenti i Kinës tha: Pekini dëshiron të punojë me Damaskun për të forcuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin miqësor dhe të dy vendet janë të gatshëm që të shpallin vendosjen e marrëdhënieve dhe të partneritetit strategjik. Presidenti sirian në një takim me homologun e tij kinez tha se shpreson për rolin konstruktiv të Kinës në arenën ndërkombëtare dhe kundërshton përpjekjet e disa vendeve për të dobësuar rolin e Pekinit duke ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës.