Martirizohet një adoleshent palestinez në Bregun Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i149118-martirizohet_një_adoleshent_palestinez_në_bregun_perëndimor
Burimet palestineze të premten raportuan se adoleshenti palestinez Muhamed Jibril Ramaneh u martirizua pasi u qëllua nga sionistët në Bregun Perëndimor.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 30, 2023 05:48 Europe/Tirane
  • Martirizohet një adoleshent palestinez në Bregun Perëndimor

Burimet palestineze të premten raportuan se adoleshenti palestinez Muhamed Jibril Ramaneh u martirizua pasi u qëllua nga sionistët në Bregun Perëndimor.

Më herët, Ramaneh u qëllua dhe u plagos nga sionistët në qytetin Albeira, qendër e provincës Ramallah, në Bregun Perëndimor. Lëvizja Fatah njoftoi martirizimin e Ramaneh dhe tha se të shtunën do të mbahet një grevë e madhe në shenjë proteste ndaj këtij akti kriminal të sionistëve. Ata paralajmëruan se përballja me pushtuesit do të intensifikohet edhe më shumë. Lëvizja Hamas gjithashtu njoftoi martirizimin e këtij adoleshenti dhe tha se ai u qëllua nga sionistët pranë vendbanimit Basaghut dhe vdiq si pasojë e plagëve të rënda. Ushtarët e regjimit sionist çdo ditë me pretekste të ndryshme, sulmojnë popullin e shtypur palestinez.